-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati i dështuar në Bushat, lihen në burg Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin. Gjithashtu edhe për F.L., dhe A.P., të cilët janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet Izmir Sakica, Samul Troshani dhe F.L., bashkë me disa persona të tjerë të paidentifikura me mjete të blinduara kanë shkuar në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Ata kanë shkuar me qëllim vrasjen e A.P., dhe familjarëve të tij.

Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve. Njëri nga mjetet me të cilën kanë lëvizur personat nën hetim, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes.

Ndërsa me 17 shkurt Gjykata e Posaçme ka ushtruarr kontroll në disa banesa dhe ambiente në qytetin e Shkodrës, të cilat dyshohen se përdoren si baza për strehimin e personave nën hetim ose si vende, ku mund të gjenden prova për vepra penale, të cilat po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit