-sidi education-spot_img
-3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Protestat para SPAK, rrethimi i gjykatave si në kohën e Escobar-it

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi protestat që u zhvilluan para SPAK në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua më 10 shkurt.

Gjatë diskutimeve për programin e PD për familjen, Berisha theksoi se ky është hera e dytë në histori që gjykatat rrethohen, duke e krahasuar me vitet ’80, kur Pablo Escobar rrethonte këto institucione në Kolumbi.

“Ju jeni dëshmitarë këto ditë se në çfarë gjendje ndodhet vendi, çfarë makineri gjigande mashtrimi dhe manipulimi ka krijuar narko shteti dhe regjimi i tij. Një njeri që i thotë qytetit që kam mbjellë 1 mln pemë, ndërkohë ka mbjellë 10 mijë të tilla, por ka marrë paratë, një njeri i cili i thotë qytetit unë do të pastroj, do të bëj model sepse do i djeg plehrat në ndjekësin dhe shpenzohen 130 mln euro dhe djegësi nuk ekziston. Një njeri që ka përdorur një model vjedhje që nuk e kemi dëgjuar më parë, formati 5D që fitonin tendera drejtorët e bashkisë. Ky njeri që ka dy vjet që duhet të ishte i dënuar të paktën 60 vite për këto që ka bërë dhe tani ngrihen ata që ky i ka shpërblyer me paratë e bashkisë, rrethojnë gjykatën dhe prokurori. Ju ftoj të shihni filmin e viteve 80 kur Escobar rrethon gjykatën. E dyta herë në histori kur shteti rrethon gjykatën. Rroftë skapi, poshtë skapi dhe Berisha tha do shkrijmë Skapin. Mor miq, një prokurori politike është prokurori e diktaturave. Një prokurori politike është armike e egër e lirisë. Po që prokuroi politik është rrezik i madh për lirinë e shqiptarëve. PD ia doli, skapin që Rama e mban si dekoratë e ka damkosur me tre rezoluta ndërkombëtare”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe akuzoi se ai ka zhdukur familjen nga fjalori zyrtar i qeverisë, duke shtuar se ministrat e tij as nuk flasin për këtë temë.

“A e dëgjoni Ramën të flasë ndonjëherë për familjen? A dëgjoni ato ministre të flasin për familjen shqiptare? Asnjëherë, e kanë zhdukur nga fjalori zyrtar. Ndaj dhe ne do ta rikthejmë dhe do bëjmë që familja shqiptare të jetë krenaria e kombit shqiptar”,

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit