Një armë zjarri tip kallashnikov është gjetur në zonën e stadiumit të qytetit të Korçës, brenda rrethimit të ish-pishinave.
Arma u konstatuan nga disa fëmijë të vegjël, të cilët e njoftuan një të rritur dhe më pas u kërkua ndihma e policisë. Arma ishte mbështjellë me një qese dhe e hedhur në terren. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë masa për largimin e fëmijëve që stërviten në afërsi të stadiumit.
Arma do të nënshtrohet ekspertizës, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim për të identifikuar autorin dhe për të zbuluar nëse arma ka lidhje me aktivitete kriminale.