-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz pas deklaratave të Trump: Nuk mund t’i mohosh legjitimitetin demokratik Zelensky-t

Kryesoret

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka cilësuar si të gabuar dhe të rrezikshme deklaratën e Donald Trump, i cili kishte quajtur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si diktator.

Scholz theksoi se Zelensky është i zgjedhuri demokratik i popullit ukrainas dhe se askush nuk mund të mohojë legjitimitetin e tij.

“Volodymyr Zelensky është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës. Zgjedhjet nuk mund të mbahen në mes të luftës dhe është në përputhje me kërkesat e kushtetutës së Ukrainës dhe ligjeve zgjedhore. Askush nuk duhet të pretendojë të kundërtën,” vuri në dukje Scholz.

Ai gjithashtu kujtoi se Rusia, nën udhëheqjen e Putin, është përgjegjëse për nisjen e luftës në Ukrainë, e cila vazhdon prej tre vjetësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit