-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U plagos nga bashkëjetuesi, flet kolegia e Anila Prendushit: Nuk ka shfaqur asnjë problem

Kryesoret

Ditën e djeshme Anila Prendushi u plagos me armë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manai 34 vjeç. Ato prej disa ditësh kishin pasur grindje me njër-tjetrin pasi Anila donte që të ndahej me të.

Ata janë takuar në makinë dhe pas një debati 34-vjeçari ka qëlluar me armë tip pistoletë në kokë 44-vjeçaren dhe më pas ka qëlluar veten e tij. Ai ka humbur jetën, ndërsa 44-vjeçarja Anila ndohet në gjendje të rëndë në spital.

Trëndelina Borici, kolegia e Anilës ka treguar për mediat se ajo prej disa vitesh punon në një qendër për gratë që kanë rënë pre e dhunës së burrave. Ajo ka shprehur se Anila nuk ka shfaqur anjë problem dhe madje ka punuar edhe në turnin e natës duke ndihmuar gratë viktimë të burrave.

“Ngjarja është tronditëse për çdo qytetar, aq më tepër për personat që kanë bashkëpunuar me të dhe kanë pasur njohuri për kontributin në fushën e saj. Organizata ‘Guraja te gruaja” për vajzat dhe gratë e dhunuara, ku strehohen për të tejkaluar një situatë dhune derisa pajisen me një urdhër mbrojtje dhe për tu adresuar në strehëza të tjera në bashkëpunim me institucionet lokale.

Anila ishte pjesëtare këtij grupi, punonjëse e strehëzës së emergjencës në ndihmë të grave që shpëton nga dhuna.

Komunikimi me të ka qenë më tepër sa i përket punës. Para dy ditësh ishte në turn por nuk ka shfaqur ndonjë problematik. Jemi shokuar kur e morëm vesh ngjarjen. Nuk ka pasur asnjë hezitim as për turnin të natës. Dhuna vazhdon dhe me keqardhje e them ishte radha e Anilës. Ne e bëjmë pyetjen si ka mundësi një grua që është e përgatitur emocionalisht mundet me qen përballë një rasti të tillë.

Besoj që një grua pavarësisht profesionit apo forcës mbetet nën mentalitetin dhe presionin e shoqërisë dhe vetëcensurës. Ndoshta mund të kishte probleme dhe ka pasur mundësi të denoncojë por ndoshta të qenurit grua implikon shpresën e ndryshimit dhe keqardhja për të mos e denoncuar partnerin, ndoshta edhe për shkak të turpit” thotë Borici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit