-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Foletë e patronazhistëve në diasporë do ndëshkohen masivisht në 11 maj

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale shprehet se foletë e patronazhistëve në diasporë do të ndëshkohen më 11 maj.

Xhixho nënvizon se sinjalizimet nga diaspora flaisn për një punë të organizuar për maipulimin e votës së emigrantëve. Ajo thekson se sistemi i patronazhimit është zgjeruar edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Xhixho shprehet se po përgatisinin dosjen dhe autorët e skandalit do të mbajnë përgjegjësi direkte për krimin zgjedhor që po përgatisin.

“Shoqata “Skënderbeu” në Parma të Italisë ka guxuar të marrë qytetarët në telefon dhe t’u thotë “hajdeni t’u regjistrojmë” dhe pasi i ndihmojnë të regjistrohen, u thonë “do votojmë të gjithë këtu te shoqata që të nisim bashkë postën”.
Një qytetare në Dyseldorf të Gjermanisë, pasi është regjistruar dhe ka marrë miratimin nga KQZ, është telefonuar nga një numër shqiptar dhe i është kërkuar të jetë në një takim të Taulant Ballës.

Nga dalin të dhënat, të cilat supozohet t’i ketë vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve? Si janë vënë në shërbim të patronazhistëve të PS?

Përpjekje të tilla, tërësisht në shkelje të ligjit, janë tregues i frikës së qeverisë “Rama” nga vota popullore, nga vota e atyre që u larguan nga ky vend sepse nuk panë asnjë shpresë për të ardhmen.

Forma të tilla të manipulimit dhe vjedhjes së votës janë tipike për Rilindjen.

Përdorimi i të gjithë makinerisë shtetërore për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, duke e ditur se shumica e ka braktisur, është prova më e qartë e dëshpërimit të kësaj qeverie.

Ne po përgatisim dosjen dhe autorët e këtij skandali do të mbajnë përgjegjësi direkte për krimin zgjedhor që po përgatisin.”, shkruan Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit