-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa mbështet protestën e banorëve të Manastirit: Të ndalet grabitja e pronave

Kryesoret

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka reaguar përmes një postimi në Facebook në mbështetje të banorëve të Manastirit që po protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre për ndërtimin e një investimi strategjik.

Ajo i ka quajtur këto veprime si një “vjedhje dhe skandal”, duke denoncuar qeverinë për vazhdimin e “grabiturjes” së pronave të qytetarëve në emër të investimeve. Zhupa premtoi mbështetje për banorët dhe i siguroi ata se PD do të qëndrojë në krah të tyre.

Reagimi i plotë

Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike.

Hajdutëria dhe babëzia mbi pronat e lakmuara të vendit vazhdon në emër të investimeve strategjike. Edhe në muajt e fundit para përzënies me votë, kjo qeveri nuk i ndal vjedhjet strategjike.

Banorëve të Manastirit mbi plazhin Pasqyra do ju prishen shtëpitë e tyre në interes të ndërtimit të një investimi strategjik. Banorët e zonës kanë protestuar sot në Sarandë, po asnjë institucion nuk reagon. Ata kërcënohen për të ikur nga shtëpitë e tyre.

Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve ti rrafshosh me qëllimin për ta marr një investitor strategjik.

Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe.

I kam denoncuar që në fillim gjithë masakrat që bëhet me këtë ligj për “vjedhjet strategjike” dhe i garantoj banorët se ne do qëndrojmë në krahun e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit