Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga investimi që do të realizohet në rrugën e Qafë Dardhës.
Rama shprehet se ky investim është për lehtësimin e jetesës së banorëve të pesë fshatrave përreth dhe për çlirimin e potencialit të paprekur turistike të një zone menatyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorrit.
“MIRË MËNGJES dhe me hapjen e një tjetër kantieri me rëndësi për Beratin, rrugën e Qafë Dardhës, një investim i cili jo vetëm do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth, por dhe do të çlirojë potencialin e paprekur turistik të një zone me natyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorrit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.