Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 12:00 ku do të diskutohet për primaret.
Në garën e primarve janë rreth 300 kandidatë dhe kjo listë do të kalojë për miratim në Kryesi. Dy deputetë kanë hequr dorë nga lista ata janë Helidon Bushati nga Shkodra dhe Ferdinand Xhaferaj.
Xhaferaj ka shprehur se ky proces mund të krijojë përçarjen në parti dhe mund të ndikojë në përgatitjet dhe procesin zgjedhor.