-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Tiranën e ngrita nga koma, Erioni e bëri të vrapojë, asnjë buf se mohon

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama theksoi angazhimin e tij për të qëndruar i palëkundur në mbështetje të pavarësisë së drejtësisë, duke shtuar se makineria e bashkisë duhet të vazhdojë të funksionojë pa ndërprerje.

Ai theksoi gjithashtu se, pavarësisht mendimeve të ndryshme mbi fajësinë e Veliajt, ai beson se ky i fundit do të ketë mundësinë e një procesi dinjitoz.

“Përtej kësaj çështjeje specifike që është e drejtësisë jo e jona, asnjë buf dhe asnjë specie e kënetës tjetër mediatike dhe politike nuk mbulon dot me shoshën e blozës dhe llumit diellin e transformimit të Tiranës, ku pa mua që e nxora pa koma dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e pa kursyer të popullit të Tiranës dhe pa lali Erion që e bëri të vrapoje e të kthehet në një destinacion turistik ky qytet nuk do të ishte kurrë vendi ku sot shëtisin si europianë, politikanë opozitarë qytetarë gazetarë, që i çojnë fëmijët në shkolla kopshte e çerdhe që nuk i lënë asgjë mangut atyre të BE, e duke i cuar të afërmit në një spital që nuk i lë gjë mangut atyre të BE. E duke shëtitur nëpër parqe bashkë me prindërit pensionistë e duke dalë shëtitje nga liqeni në një park si ata në Europë.

Këneta thotë se Tiranën moderne e bëri koha, ndërsa përmbytjen e bën bashkia.

Tiranën moderne e bëmë ne.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit