-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja në Kukës, vëllai i drejtorit tregon arsyen e konfliktit

Kryesoret

Në Kukës, një konflikt për një vend pune ka përfunduar me një plagosje të rëndë, ku Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit, ka plagosur me armë zjarri Elvis Halilajn, kushëririn e Kryebashkiakut Albert Halilaj.

Ngjarja ka ndodhur në agjencinë e Bicajve, dhe pas disa orësh, autori 25-vjeçar u vetëdorëzua në polici.

Muçmata ka shpjeguar se plagosja ndodhi pas një konflikti të mëparshëm për shkarkimin nga puna të Elvis Halilajt nga drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki.

Akuza: I pandehuri Sebastian Muçmata akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake parashikuar nga nenet 76, 22, 278 dhe 25 të Kodit Penal. Çfarë keni për të thënë për këtë akuza dhe për këtë ngjarje?

Përgjigja e Sebastian Muçmata: Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj, po të kisha qëllim për t’i vrarë unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi. Unë, kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllanë tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit