-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada e SHBA: Trump po çon përpara një politikë të jashtme

Kryesoret

Një muaj pas marrjes së detyrës nga Donald Trump, Ambasada e SHBA në Shqipëri ka reaguar duke theksuar përparimin e politikës së jashtme nën udhëheqjen e tij. Ajo ka theksuar se po zbatohet një politikë e jashtme ku “Amerika është e Para”, me qëllim përmirësimin e sigurisë, forcës dhe pasurisë së vendit.

“Ky ishte muaji i parë i Administratës Trump. Presidenti Donald J. Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po japin rezultate dhe po çojnë përpara një politikë të jashtme ku Amerika është e Para, e cila synon ta bëjë vendin tonë më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Dhe ne sapo kemi filluar”, shkruan ambasada.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në postimin e tij në Instagram, ka theksuar se përparimi i madh është arritur në vetëm 30 ditë dhe se Amerika do të vazhdojë të udhëheqë misionin e saj për të bërë vendin më të sigurt dhe më të fortë.

“Vetëm 30 ditë nën drejtimin e presidentit Trump, ne kemi parë përparim të rëndësishëm në disa nga sfidat më të ngutshme me të cilat përballemi në mbarë botën. Ky është vetëm fillimi. Interesi kryesor kombëtar i Amerikës do të vazhdojë të udhëheqë misionin tonë dhe politikën e jashtme amerikane. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë’, shkruan në rrjetin social Instagram, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit