Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, kur një autobus që transportonte studentë universiteti u përplas me një kamion në një autostradë në juglindje të vendit.
Si pasojë e përplasjes, 12 pasagjerë humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën. Shoferi i kamionit, i cili gjithashtu u plagos, tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por u kap dhe u shtrua në spital. Të gjithë viktimat ishin studentë të Universitetit të Francës.
Guvernatori i Sao Paulos shpalli tre ditë zie për këtë ngjarje tragjike.