Sekretari Tedi Blushi në një deklaratë për mediat tha se së bashku me deputetët Petrit Vasili dhe Erisa Xhixhon kanë shkuar sot që të vizitojnë në burg Ilir Metën.
Blushi tha se u është mohuar takimi me Metën dhe sipas tij është një shkelje flagrante e ligjit.
“Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, i jam drejtuar dje me një kërkesë drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, ku i kam kërkuar dhënin e e lejes së takimit me presidentin e PL-së. Kam kërkuar mundësimin e takimit që u refuzua sot për Xhixhon dhe Vasilit.
Për të denoncuar shekeje flagrance të ligjit, si dhe përdorimin e dy standardeve apo më saktë për të denoncuar standardet gjoja demokratike europane, për të cilat narkokryeministri mburret në media, që nuk janë gjë tjetër veçse standarde e një narkoregjimi kriminal, që nga njëra anë e ka kthyer burgun e Durrësit në seli të dytë të rilindjes ku janë mbledhur të gjithë ortakët dhe bashkëpunëtorët e tij, në aferat më kriminale, ndërsa në anën tjetër presidentit të Partisë së Lirisë i mohohet e drejta për t’u takuar me deputetë.”, tha Blushi.
Ai tregoi edhe se ka pasur një bisedë telefonike me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në lidhje me mohimin e takimit.
“Kërkesën për leje ia drejtuar për dijeni edhe Avokatit të Popullit, i bëjmë thirrje të reagojë me forcë në lidhje me këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriu. Thirrje edhe organizatave ndërkombëtare për këtë rast të përsëritur.”, tha Blushi.