Ish presidenti Bamir Topi i ftuar në një intervistë ka treguar se e ka konsideruar gjithmonë detyrim moral, qytetar, politik dhe institucional angazhimin e tij për Kosovën.
Ai tha se ka marrë shumë vlerësime nga Kosova ku një ndaër to ishte me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë ku u derua nga Vjosa Osmani, me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”. Bamir Topi theksoi se këtë mirënjohje ndaj tij do t’ua rikhejë 100-fish.
“Jam nderuar vazhdimisht nga institucionet e Kosovës, është kthyer në një lloj rituali që ndoshta që nuk është se më jep ndonjë ndjesi përtej asaj që kam ndjerë që në ditën e parë që kam vitituar Kosovës. E kam konsideruar detyrim moral, qytetar, politik, institucional angazhimin për Kosovën.
E kam parë Kosovën gjithmonë si një pjesë organike të qenies sime. Fakti që kjo dekoratë vjen sërish pas 17 vitesh, duke marrë në konsideratë shumë vlerësime të tjera në Kosovës, tregon që asgjë nuk është në trajektoren e kornizave politike. Vjen si mirënjohje dhe unë ja kthej 100-fish mirënjohjen Kosovës.”, tha ish presidenti Bamir Topi në News 24.