Bebe Rexha ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e saj si kantautore, duke u bërë një nga artistet me dy këngë të certifikuara si “Diamond” në Shtetet e Bashkuara.
Ajo e ka ndarë këtë moment në rrjetin e saj social në Instastory.
“Unë si 13-vjeçare nuk do ta besoja kurrë që do të shkruaja dy këngë të certifikuara Diamond”, shkruan Bebe Rexha.
Bebe Rexha forcon statusin e saj si një nga tekstshkrueset më të fuqishme të muzikës bashkëkohore, duke dëshmuar edhe një herë talentin dhe ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare.