-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohen 65 makina, policia apel shoferëve: Mos parkoni në vende që pengojnë qarkullimin

Kryesoret

Policia rrugore e Tiranës ka shtuar monitorimet me qëllim eleminimin e pengesave artificiale që ndikojnë në lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Si rezultat e monitorimeve në zona të ndryshme të Tiranës janë spostuar me mjet ngritës 15 automjete, duke e çuar numrin total në 65 makina, të cilat janë dërguar në pikën e bllokimit të Komisariatit të Policisë Rrugore.

Gjithashtu policia do të vijojnë kontrollet e tilla në të gjithë territorin e Tiranës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera apo për lëvizjen e lirë të këmbësorëve.

Ata apelojnë të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore pasi automjetet që do të konstatohen do zhvendosen me mjet ngritës në pikën e ruajtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit