-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Vezaj: Safet Bajri, “Engjëlli i Shkodrës” që lëviz me makina të blindura

Kryesoret

Në një rrëfim që do të bënte për të qeshur edhe më naivin, Safet Bajri mundohet të shfaqet si një qytetar i zakonshëm, që nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit. Sipas tij, në Shkodër nuk ka “të fortë”, edhe pse mbiemri Bajri është i lidhur ngushtë me një sërë ngjarjesh kriminale, nga vrasjet e deri te zhvatja e bizneseve.

Por nëse nuk ka të fortë, atëherë përse Shkodra është nën terror? Përse ai dhe njerëzit e tij lëvizin me makina të blinduara, madje njëra me targa false? Përse qyteti përjeton atentate të njëpasnjëshme dhe dhunë të strukturuar? Po ai vetë, përse e ndjen të nevojshme të mbrohet kaq shumë, kur, sipas tij, nuk ka asnjë konflikt?

Safet Bajri ankohet se është sulmuar nga mediat dhe se i është shqetësuar familja. Kjo, ndërkohë që ai nuk thotë asnjë fjalë për familjet e atyre që janë vrarë, për fëmijët që kanë mbetur jetimë dhe për prindërit që kanë varrosur djemtë e tyre. Ai flet për “urrejtje” kundër tij dhe familjes së tij, por nuk e shpjegon dot pse Shkodra është bërë një arenë hakmarrjeje, ku emri i tij dhe i klanit të tij përmendet në çdo ngjarje.

Sa për masakrën e Dobraçit? Ai “ndihet keq”, por rastësisht makina që kreu vrasjen u nis pikërisht nga zona e tij. Një tjetër rastësi “e pafajshme”. Ashtu siç ishte rastësi që në Belgjikë u dënua për trafik droge, prostitucion, zhvatje biznesesh me dhunë dhe kërcënime, ndërsa në Shkodër, sipas tij, “nuk merret me gjoba”.

Pretendoi se nuk ka lidhje me politikën, por harruan ta pyesin se në përgjimet e fundit ata flasin për Ramën, Ballën e deri me libër shtëpie për deputetin Harushën etj, duke urdhëruar të mos votoj edhe në parlament, e lere më emërimet për llogari të tyre në polici, administratë etj!

Sa për vrasjet e ndodhura ndër vite në Shkodër, ai s’di gjë. Për Gjinin (të fundit të provuar) të cilin e vëllai i tij Behar Bajri e vrau për llogari të Martinajt? Asgjë. Dhe kur justifikimet i sosën, ai la të kuptohet se “fëmijët e viktimave që rivalët kanë vrarë, tashmë janë rritur dhe po marrin hak”. A thua ky është realiteti që po përjeton Shkodra? Një cikël i pafundëm hakmarrjeje, ku viktimat e djeshme bëhen ekzekutorët e nesërm?

Ironia më e madhe? Ai pretendon se nuk ka pasuri, se nuk i janë sekuestruar prona, por ndërkohë lëviz me tre makina të blinduara dhe në shtëpi i gjetën 18 mijë euro që, sipas tij, ishin “paratë e vajzës 10-muajshe”. Në këtë histori, vetëm Safeti dhe familja e tij janë viktima, të tjerët s’kanë rëndësi.

Dhe pavarësisht të gjitha këtyre fakteve, ai vazhdon të flasë sikur të ishte një qytetar i zakonshëm, një i pafajshëm që i është bërë padrejtësi. Por Shkodra i njeh mirë si “të pafajshmit” ashtu edhe të vërtetat e heshtura që fshihen pas tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit