Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës në duelin ndaj Ceske Budejovice.
Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t dhe ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës që 11 minuta më vonë shënoi edhe të dytin me Zeleni.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për Qazim Laçin, i cili është aktivizuar 19 ndeshje si dhe ka regjistruar edhe 3 asiste.