Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi në rrjetin e tij social ka postuar pamjet nga shtrimi i asfaltit në Ali Dem.
Këlliçi shprehet se asfaltimi elektoral nis në orët e vona të natës. Ai kërkoi nga Task Forca e ngritur nga SPAK, për monitorimin e krimeve elektorale, të marrë masa të menjëhershme.
“Në Ali Dem nis shtrimi i asfaltit elektoral!
Live nga Ali Demi! Nis asfalti elektoral në orët e vona të natës. TASK FORCE e monitorimit të krimeve elektorale e ngritur nga SPAK, duhet të marrë masa menjëherë, duke nisur nga ky moment. Provat dhe faktet janë flagrante! PD do të monitorojë 24 orë në 24, çdo rrugicë e lagje të Tiranës. Vjedhja dhe tallja me banorët e kryeqytetit, duhet të marrë fund një herë e mirë!”, shkruan Këlliçi.