-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Lëndë të rrezikshme trafikohen nga Shqipëria, përgjegjës janë zyrtarë të lartë të qeverisë

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka denoncuar se trafiku i lëndëve të rrezikshme nga Shqipëria, bëhet nga zyrtarë të lartë të qeverisë.

Deklarata e anëtarit të Kryesisë së PD, Grigels Muçollari

Media te rëndësishme italiane, përfshirë dhe agjencinë e lajmeve Ansa, kanë raportuar dje masivisht për kapjen në portin e Ankonës të 56 tonë mbetjeve toksike, që ishin nisur nga Shqipëria.

Autoritetet atje janë të shqetësuara dhe kanë marrë masat. Bëhet fjalë për mbetje zinku dhe të tjera metale që janë toksike dhe të dëmshme për mjedisin.

Ndërsa autoritetet tona, heshtin.

Përsëri, konfirmohet se nga Shqipëria, nga porti i Durrësit bëhet trafik ilegal ndërkombëtar i mbetjeve toksike.

Mbetjet ishin fshehur pas etiketimeve false.

Burimi sërish vendi ynë.

Fqinjët tanë, e kanë ndalur këtë trafik dhe kanë arrestuar të përfshirët.

Ndërsa këtu tek ne, qeveria, Kryeministri, Ministrja e Mjedisit, janë të zënë me mbrojtjen e korrupsionit të Erion Veliajt, e me luftën e brendshme klanore të rilindjes.

Askush nuk flet se si ka mundësi që vetëm pak muaj pasi Shqipëria u kap në trafik ilegal ndërkombëtar të mbetjeve toksike, sërish 56 tonë lëndë e rrezikshme u gjenerua, ose u mblodh, e u trafikua në territorin tonë.

Pse hesht Ministrja e Mjedisit, e cila bën kaq shumë zhurmë me bujtinat që njerëzit i kanë ndërtuar vetë, apo me byrekun që gatuajnë amvisat në Gjirokastër.

Ajo është drejtpërdrejt përgjegjëse për këtë krim.

I bëjmë thirrje prokurorisë së Durrësit që prej 5 muajsh ka 102 kontejnerët e trafikut të mbetjeve toksike, të shkojë me hetime tek përgjegjësit e vërtetë të këtij krimi të rëndë që po përsëritet, që janë zyrtarët e lartë të qeverisë, të policisë e të Portit të Durrësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit