Ditën e sotme gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar. Ai ka pësuar një krizë astmatike.
“Gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike. Papa nuk ndodhet jashtë rrezikut. Këtë mëngjes Papa Françesku pësoi një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike, e cila kërkonte edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë”, njofton Vatikani.
Papa prej më shumë se një jave ndodhet në spital pas pneumonisë.