-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përkeqësohet shëndeti i Papa Françeskut, Imzot Gjergj Meta: Lutje në të gjitha meshët

Kryesoret

Ditën e sotme gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar dhe ka pësuar një krizë astmatike.

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, ka bërë thirrje për lutje të përbashkëta në të gjitha meshët. Ai thotë se situata nuk është e lehtë dhe mjekët mjekët nuk mund të parashikojnë si mund të jetë ecuria e sëmundjes.

“Në ditën e sotshme Papa Françesku ka pasur një krizë në frymëmarrje dhe probleme me gjakun për shkak të të cilit është ndërhyrë me ndërrim gjaku. Situata nuk është e lehtë dhe mjekët nuk mund të parashikojnë si mund të jetë ecuria e sëmundjes. Edhe në buletinin mjekësor të ditës së djeshme mjekët kanë pohuar se rreziku ende nuk ka kaluar. Ftohja në dy krahët e Papës e ka ndërlikuar gjendjen e tij.

Prandaj ju ftoj të lutemi për Papa Françeskun nesër në të gjitha meshët tona me njet të veçantë.

Zoti i jetës i qëndroftë pranë Papës dhe Nana e Këshillit të mirë e mbrojtë!”, shprehet Imzot Gjergj Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit