-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Gjermani/ “Të voglat” do të vendosin fatin e koalicionit të madh

Kryesoret

Partitë më të vogla, duket se do të vendosin për fatin e një “koalicioni të madh” në Gjermani pas zgjedhjeve të së dielës. Sipas sondazhit të djeshëm të ZDF, përqindjet e partive përpara votimit janë si më poshtë:

Unioni Kristian Demokrat (CDU/CSU) 28%
Alternativa për Gjermaninë (AfD) 21%
Social Demokratët (SPD) 16%
Të Gjelbrit 14%
Majtas (Die Linke) 8%
Liberalët (FDP) 4.5%
Aleanca Sarah Wagenknecht (BSW) 4.5%

Përtej përqindjeve të lartpërmendura, ka ende një përqindje të konsiderueshme të të pavendosurve, gjë që mund të sjellë surpriza.

Megjithatë, siç raporton Deutsche Welle, bazuar në këtë rezultat dhe duke qenë se askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me AfD-në, e vetmja mundësi për formimin e një qeverie dypartiake do të jetë ajo e “koalicionit të madh” të CDU/CSU dhe SPD, dy partitë që i dhanë formë Gjermanisë së sotme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit