Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të Hanko Sadik Hysenit, bashkitë Tepelenë dhe Memaliaj i akorduan titullin “Qytetare Nderi” pas vdekjes.
Titulli për Hanko Hysenin u dha me motivacionin për kontributin e çmuar që ka dhënë për emancipimin e grave dhe vajzave në zonën e Tepelenës si dhe për ngritjen dhe zhvillimim e një sistemi shëndetësor efektiv e në shërbim të popullit të zonës.
Gjithë pasion, energji dhe dije, u perkushtua gjatë 3 dekadave si mami dhe konsultore, duke pritur lindjet e përkujdesur për qindra e mijëra vogëlushë e duke ndihmuar nënat e reja, pa pasur asnjë rast të vdekjeve foshnjore.
Hanko Hyseni ka shkruar dhe botuar disa artikuj dhe libra kushtuar vendlindjes, me kujtime nga jeta, zakonet dhe traditat e zonës.
Me rastin e dhënies së titujve Qytetare Nderi, dhe në perkujtim të jetës dhe vepres së saj, një vit nga vdekja, familja jonë organizoi një ceremoni përkujtimore me prani të drejtueseve te bashkive Tepelenë, Memaliaj, Mallakaster, bashkëtrevas, kolegë te Hanko Hysenit, përfaqësues të Shoqatës “Treva e Krahësit”, si dhe shumë miq e të afërm.
Djali, zoti Alket Hyseni u shpreh se “interpretimet e ndiera nga Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, Xhelil Aliu, Grupi polifinik “Thesaret Labe”, si dhe vajzat e baletit, na e sollën më pranë nënën tonë të shtrenjtë, sollën emocione dhe kujtime të bukura gjatë ceremonisë përkujtimore”.