-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitoi Merz në Gjermani, Berisha: Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për PD-në

Kryesoret

Zgjedhjet e sotme parlamentare në Gjermani sollën ndryshime të rëndësishme në skenën politike. Sipas sondazheve të para, Unioni CDU/CSU i drejtuar nga Friedrich Merz fitoi 29% të votave. Kryetari i PD-së, Sali Berisha uroi Merz për fitoren.

“Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.

Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit