Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë paradites. Megjithatë, orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin, me vranësira më të dukshme në zonat malore të Shqipërisë.
Më vonë, në mbrëmje, priten reshje shiu dhe dëbore.
Temperaturat e ajrit do të rriten, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në zonat verilindore, deri në 15°C në jug të vendit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Ky do të shkaktojë dallgëzim mbi 1 ballë në brigjet detare.