-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Mbyllja e qendrave serbe mund të dëmtojë marrëdhëniet me Kosovën

Kryesoret

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka shprehur shqetësime pas mbylljes së papritur të qendrave serbe për Punë Sociale në veri të Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si të pakoordinuar dhe potencialisht të dëmshëm për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet me SHBA-në. Ajo theksoi se këto veprime mund të ndikojnë negativisht në qytetarët dhe stabilitetin e Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së është e shqetësuar me mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e Ambasadës në rrjetin social “X”.

Autoritetet e Kosovës mbyllën katër qendra për punë sociale që operonin në sistemin paralel serb për shkak të dyshimeve për veprime të paligjshme, veçanërisht lidhur me procesin zgjedhor.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime pas arrestimit të katër punonjësve të këtyre qendrave për shkelje të vullnetit të votuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit