Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për SPAK në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
I ftuari juristi Kreshnik Spahiu nëpërmjet Skype foli rreth deklaratës së prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës për përgenjeshtrimin e Erion Veliajt.
“Kjo periudhë fillon dhe gdhihet në dyer e SPAK dhe mediat e kanë kuptuar këtë dhe janë instaluar në dyer e SPAK, ku vetë sot kanë qenë tre socialistë që janë paraqitur.
Në të dy raste që lidhen me prokurorin dhe dialogu dhe debatin, ku para 10 min ka dal vet audio në rrjete sociale, ajo çfarë nga ana juridike, qoftë për rastet kur ka konflikt, ka një procedurë të caktuar që ky debat nuk zgjidhet në media por procedurës të përcaktuar nga ligji. Rasti i parë kërkohet përjashtimi i prokurorit nga titullari i prokurorisë. Çështja tjetër e etikës ndiqet në inspektoratin e lartë të drejtësisë. Nuk di të them kush është e vërteta ajo që thot pokurori apo Veliaj, por them që PS do ti shmanget këtij debati, po ta vëmë re që edhe vet lideri i PS i është shmangur këtij debati pasi e dëmton. Parada e socialistëve të pandehur apo dëshmitarë dëmton dhe është disavantazh për partinë. Ata do ti ikin debatit në ditët e ardhshme dhe ndaj them që ineteresi i personave do të jetë krejt i ndryshëm nga partia.
Në dijeni time ditën e tretë është bërë një kontroll dhe në dijenininë tie jnjë pjesë e statusev dhe përshkrimeve dhe pretendimeve nuk janë të shkruara nga ai por personave që ia ndjekin rrjetin social por të përcjella nga ai.”, tha Spahiu.