Bashkimi Evropian ka vendosur një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës.
Ky raund i 16-të përfshin ndalimin e importeve të aluminit dhe dyfishimin e numrit të anijeve të “flotës hije” të Rusisë, për të shmangur sanksionet.
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, theksoi se sanksionet do të ndihmojnë për të forcuar pozitat e Ukrainës në bisedimet për përfundimin e agresionit rus.
“Ky raund i ri sanksionesh nuk synon vetëm flotën ruse në hije, por ata që mbështesin funksionimin e cisternave të pasigurta të naftës, kontrollorët e lojërave të përdorura për të pilotuar dronët, bankat e përdorura për të anashkaluar sanksionet tona dhe mjetet propagandistike të përdorura për të nxjerrë gënjeshtra,” thotë kryediplomatja BE-së, Kaja Kallas.