-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dash Shehi: Zgjedhjet e 11 majit do të ndajnë dy epoka

Kryesoret

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj kanë konfirmuar sot se dy partitë opozitare, LZHK dhe Djathtas 1912 do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, si një koalicion i përbashkët. Dashamir Shehi i ka ftuar të gjithë t’i bashkohen listës së hapur, duke u shprehur se do të respektohen rregullat e ndershmërisë, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me parti të madhe apo të vogël.

Zgjedhjet 11 maj 2025/ “Djathtas 1912” regjistrohet si partia e 27-të

“LZHK dhe Djathtas 1912, në vijim të bashkëpunimit parlamentar dhe përpjekjes së përbashkët në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e listave të mbyllura, shpallin sot bashkimin në një koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit. Ky bashkëpunim është fryt i vullnetit të përbashkët të dy partive tona për të marrë pjesë në zgjedhje, përkundër vullnetit arbitrar të PS dhe PD, me një listë të përbashkët të hapur kandidatësh për deputetë.

Ne i qëndrojmë bindjes sonë të thellë se vetëm bashkëpunimi përmes listës së përbashkët të hapur garanton zgjedhjen e lirë të qytetarëve për të dërguar përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, përsërisim publikisht ftesën tonë të bërë në dhjetor për çdo parti apo lëvizje që të bashkohemi në një listë të vetme të hapur, si mekanizmi më i mirë për të rikthyer kushtetutshmërinë, e cila mund të realizohet vetëm përmes parimit të “Votës Parapëlqyese”.

LZHK dhe Djathtas 1912 i qëndrojnë ftesës për bashkëpunim me çdo subjekt politik që dakordësohet me këto parime:

  1. Mbështetja pa rezerva ndaj SPAK dhe GJKKO në hetimin dhe gjykimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
  2. Orientimi perëndimor i Shqipërisë.
  3. Vijimi i përpjekjeve për një Kod Zgjedhor me lista të hapura.

Gjithashtu, ftojmë çdo individ apo aktivist politik e civil që përqafon këto vlera t’i bashkohet kësaj gare elektorale, e cila është jetike për vendin. Zgjedhjet e 11 majit do të ndajnë dy epoka: fundin e dominimit të paligjshmërisë dhe pandëshkueshmërisë, dhe nisjen e një rrugëtimi ku të sundojë ligji, gara e ndershme në çdo aktivitet politik e ekonomik, tregu i lirë dhe meritokracia. Koha për të vendosur është tani.

Duke mbetur të hapur për bashkëpunim dhe në zbatim të afateve të Kodit Zgjedhor për regjistrimin e subjekteve dhe koalicioneve politike, LZHK dhe Djathtas 1912 bien dakord që pozitat e secilit pjesëmarrës në koalicion të jenë të barabarta dhe të bazuara në mirëkuptim reciprok” tha Shehi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit