Drejtori i spitalit të Shkodrës Senad Halluni në një deklaratë për mediat tha se po pritet që autopsia të përcaktojë shkakun.
Ai tha se motra dhe vëllai ishin në të njëjtë gjendje shëndetësore. Halluni u shpreh se u dha ndihma e shpejtë në kohë por 3-vjeçari ka humbur jetën pas 45 minutave.
“Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.
Më datë 22 ditën e shtunë në orën 9:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3- vjeçari ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur t’a nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, kua janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës.”, tha ai.
Ndërsa Greta Naraçi mjeke pediatre u shpreh se i kërkuam prindërit që të shtrohet në spital por nuk pranoi. Ndërsa për nënën shtatëzënë ata u shprehën se e kanë lajmëruar që të shtohet në spital e të jetë në kujedisn e mjekëve.
“Kam kontaktu me doktorin që e ndjek nënën shtatëzënë dhe i ka bërë të ditur që të ishte pranë spitalit dhe që të shtrohet në spital dhe të jetë nën kujdesin e mjekëve.”, tha Halluni.