Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti Donald Trump ka besim se mund të arrihet një marrëveshje për të përfunduar luftën në Ukrainë.
Ajo sugjeroi se fundi i konfliktit mund të ndodhë që në fillim të kësaj jave, shkruajnë mediat e huaja.
Leavitt theksoi se presidenti dhe ekipi i tij janë të përqendruar në vazhdimin e negociatave me të dyja palët e konfliktit për ta mbyllur atë dhe shprehu sigurinë se një marrëveshje mund të realizohet shumë shpejt.
Ajo gjithashtu përmendi diskutimet për shfrytëzimin e mineraleve të rralla dhe rëndësinë e këtij partneriteti ekonomik për Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën.