Seanca e caktuar për masën e sigurisë ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit është shtyrë mëngjesin e sotëm, pasi gjyqtarja që do të shqyrtonte çështjen, Etleva Deda, ndodhej jashtë vendit.
Në vend të saj, çështja iu kalua gjyqtares Irena Gjoka. Megjithatë, pasi gjyqtarja Deda ka rikthyer në detyrë, çështja është kaluar përsëri në shqyrtim nga ajo.