Presidentja e Komisionit Europian, gjatë një konference për shtyp me Volodymir Zelenskyn, ka deklaruar se Ukraina mund t’i bashkohet bllokut para vitit 2030.
“Ukraina është një shembull i meritës, cilësisë dhe shpejtësisë në procesin e reformave dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian “mund të ndodhë edhe para vitit 2030”, ka thënë Usula Von der Leyen.
“Jam thellësisht e impresionuar nga shpejtësia dhe cilësia me të cilën Ukraina po zbaton reformat dhe po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm” për t’u bashkuar me BE-në, theksoi von der Leyen duke lavdëruar vazhdimisht “punën e palodhur” të Kievit ndërkohë që po lufton një luftë për mbijetesë dhe vullnetin e saj politik.
Ndërsa Zelensky tha më herët se anëtarësimi në BE ose NATO do ta ndihmojë Ukrainën “shumë” në frenimin e agresionit të ardhshëm rus.