-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani zbulon si u tregoi fëmijëve: Ishte një nga momentet…

Kryesoret

Aktivistja Edlira Çepani, 5 muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj Gerti Bogdanit ka treguar se momenti i lajmit të trishtë që u ka dhënë fëmijëve ishte momenti më i vështirë.

Ajo u shpreh se nuk kishte fjalë që ti shpjegonte fëmijëve një gjë të tillë.

“Ishte një nga momentet më të vështira në jetë. Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen dhe nuk ka fjalë sesi t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë. Fati i tyre është se ata janë rritur në një familje që i ka dhënë aq shumë dashuri. Me një baba…me dy prindër që u kanë dhënë aq shumë dashuri që e kanë të rrënjosur në zemër për gjithë jetën. Një mungesë kaq e madhe nuk do të plotësohet kurrë. Janë fryti më i bukur i dashurisë tonë, dhe unë sa herë shoh fëmijët në sy, unë aty shoh Gertin. Kam një fat kaq të madh që jam mamaja e tyre”, tha Çepani, në emisionin Rudina në Tv Klan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit