-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj nga qelia: Ajo seancë ishte kasaphanë e përgatitur për të më vrarë politikisht

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet në qeli ka reaguar duke thënë që në atë sallë gjyqi është fyer, sulmuar dhe kërcënuar nga prokurori Olsi Dado.
Veliaj ka bërë thirrje gjykatës që të publikojë audion e asaj seance dhe më pas qytetarët të vendosin se kush ka të drejtë. Ai nënvizon që do të vijojë që të çmontojë dosjen deri në fund ashtu siç po bën.
Postimi i Veliajt:
Mirëmbrëma,
Siç e dini, prej dy javësh unë ndodhem i mbyllur në qeli pa gjyq dhe i dënuar që në faqen e parë të një dosjeje, të cilën po e faktoj çdo ditë se është një montim i shëmtuar dhe farsë e rrezikshme.
Por, gjithashtu, ndodhem në kushte të pabarabarta për të thënë të vërtetën time, atë të vërtetë të cilën do ta mbroj deri në fund dhe do të vazhdoj ta them së paku këtu, në rrjetet e mia sociale, si e vetmja mënyrë për të komunikuar me qytetarët e Tiranës dhe gjithë publikun.
Po! E them dhe e përsëris, në atë sallë gjyqi unë jam fyer, sulmuar e kërcënuar nga prokurori im, Olsi Dado, me fjalë të cilat janë të regjistruara dhe padyshim mund të bëhen transparente për publikun. Ajo seancë ishte një kasaphanë e përgatitur për të më “vrarë” politikisht dhe kam dëgjuar lloj-lloj epitetesh, që nga “gënjeshtar”, “je patologjik” e deri te fjalia “e di se ku shkon, ky merret me mua ky …ndyrësirë”.
Për të qenë të vërtetë deri në fund, ftoj gjykatën të publikojë audion e asaj seance të shëmtuar dhe pastaj qytetarët ta vendosin vetë se kush ka të drejtë.
Ama, unë do të vijoj të çmontoj atë dosje të stisur kundër meje çdo ditë, pak nga pak, siç kam bërë deri më sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit