Zyra e shtypit të Vatikanit ka dhënë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, i cili ka kaluar 10 ditë në spital për trajtim.
Pas një situate kritike gjatë fundjavës, gjendja e Papës është stabilizuar dhe ai po pushon.
Analizat laboratorike priten të tregojnë nëse medikamentet po japin rezultat për trajtimin e pneumonisë së dyfishtë, ndërsa mjekët janë të kujdesshëm për monitorimin e insuficiencës së lehtë renale.