Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video të një kamioni të mbushur me dosje pranë Bashkisë Tiranë, duke akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se ka urdhëruar nga burgu zhdukjen e dokumenteve.
Berisha ka theksuar se pas vjedhjes, Veliaj po përpiqet të fshijë gjurmët, duke shpërndarë postime ku shprehet: “Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët!”
“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët! sb”, shkruan Berisha.
Pas zjarrit/ PD: Largohen dosjet me kamion nga bashkia e Tiranës, Veliaj po fsheh provat