-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët e PD takime në parlamentin britanik, Tabaku: Integrimi në BE, përmes reformave reale

Kryesoret

Deputetja demokratike Jorida Tabaku së bashku me Bledion Nallbatin këtë javë ishin në Londët ku u takuan me përfaqësues të parlamentit britanik. Tabaku me anë të një postimi në rrjete sociale nënvizon se në fokus ishin sfidat e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.

Ajo shprehet se u takuan me zv.kryetaren e Parlamentit Britanik dhe biseduan për sfidat e demokracisë në Shqipëri dhe nevojën për një sistem të drejtë, larg klientelizmit dhe abuzimeve të pushtetit.

“Me Victoria Billing nga FCDO, theksuam rëndësinë e një rruge të qartë drejt BE-së, bazuar në meritë dhe reforma të thella, jo në propaganda boshe. Në tryezën me APPG për Kosovën dhe Shqipërinë, nënvizuam se stabiliteti në rajon vjen përmes demokracisë së vërtetë dhe llogaridhënies, jo përmes kapjes së shtetit. Takimi me Baroness Hodge, Kampione e Anti-Korrupsionit në Mbretërinë e Bashkuar, na dha mundësinë të ndanim përvojat mbi luftën kundër korrupsionit – një betejë që ne në opozitë e kemi përparësi absolute”, shkruan Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit