Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kërkuar një fond shtesë prej 7,5 milionë eurosh për të mbuluar shpenzimet e postës lidhur me votën e emigrantëve, duke e çuar totalin në 12,5 milionë euro.
Kjo kërkesë vjen pas numrit të madh të regjistrimeve, që pritet të arrijë në 250 mijë. Për të përballuar këtë rritje, KQZ ka kërkuar gjithashtu 80 punonjës shtesë.
Po ashtu, KQZ ka parashikuar edhe zhvillimin e votimit elektronik në disa zona të Tiranës për të lehtësuar procesin e votimit për diasporën.
Shifrat financiare sipas KQZ:
-7.5 mln euro për shërbimin postar
-263 mijë euro për sistemet TIK-kamera etj.
-61 mijë euro baza materiale
-300 mijë euro fushata informuese
-280 mijë euro paga e sigurime për punonjësit e përkohshëm
-870 mijë euro suport për votimin elektronik
-105 mijë euro rikonstruksion i sallës së serverave