-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Korrupsion në sistemin e pronës, përfundon hartëzimi digjital deri në 2028

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur për progresin dhe sfidat që lidhen me procesin e titujve të pronësisë dhe hartëzimin digjital të pronës.

Ai ka theksuar se ka pasur përparim të konsiderueshëm, pasi tani qytetarët mund të aplikojnë për titujt e pronës online dhe ta marrin shërbimin përmes postës, pa pasur nevojë për të qëndruar në radha në zyrat e hipotekës.

“Akoma nuk ka përfunduar procesi i të gjithë hartëzimit digjital të pronës dhe nëse sot sa i përket titujt të pronësisë, kemi një progres të konsiderueshëm sepse nuk ka më radha tek hipoteka, dhe shërbimi merret duke aplikuar online dhe vjen me postë, nuk e kemi akoma ciklin e mbyllur.Jemi të vetëdijshëm që sistemi ka ende korrupsion, pikë dhe nuk diskutohet.

Por ama në planin e negociatave, sepse edhe BE e ka konstatuar këtë fakt që s’do një shkencë të madhe, dhe e ka vendosur një nga kushtet e përfundimit të negociatave që duhet të përfundojmë të gjithë hartëzimin digjital të pronës, dhe kur? Brenda planit të negociatave që është fundi i vitit 2027, që për këtë na është lënë afat 2028 si një kohë e ndërmjetme kur negociatat konsiderohen të përfunduara teknikisht dhe çështja di të shkojë në nivelin e Këshillit Europian dhe pastaj do kalojë për tu ratifikuar anëtarësimi i Shqipërisë në vendet anëtare. Patjetër që qytetarët janë të drejtë të ankohen sa i përket çështjes së titujve të pronësisë ku është bërë një përparim i madh.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit