-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërprerje masive e energjisë elektrike në Kili, mbeten në errësirë 19 milionë banorë

Kryesoret

Ditën e sotme një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka lënë 19 milionë banorë pa energji elektrike në Kili.

Daily Mail, raporton se ndërprerja e energjisë elektrikë u raportua fillimisht në orën 15:15 me orën lokale në disa pjesë të vendit.

Agjencia përgjegjëse për rrjetin elektrik të Kilit, tha se ndërprerja është shkaktuar nga një shkëputje në sistemin e transmetimit në rajonin Norte Chico.

Mbikëqyrja e Energjisë Elektrike dhe Karburanteve ka vlerësuar se 80.1 përqind e klientëve kanë mbetur në errësirë.

Të paktën 582,430 qytetarë mbetën pa energji elektrike në komunat përreth rajonit metropolitane Santiago, raportojnë mediat vendase.

Ministrja e Brendshme, Carolina Tohá, shkruan në platformën X se ka planifikuar një takim urgjent me Komitetet e Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit