-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës ndalon në Jarinjë një person të dyshuar për krime lufte

Kryesoret

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në pikëkalimin kufitar të Jarinës, që lidh Kosovën me Serbinë. Ai u arrestua pasi dyshohet se për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas njoftimit, D.R., dyshohet se ka kryer këtë vepër penale në komunën e Gjakovës në periudhën 7-10 maj të vitit 1999, “duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë”.

Policia tha se në prani të avokatit të tij mbrojtës, i dyshuari është intervistuar nga zyrtarët policorë.

“Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është informuar për të gjitha veprimet hetimore dhe ka lëshuar aktvendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, u tha në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit