Presidenti Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Kenias në Shqipëri, Fredrick Lusambili Matwang’a. Gjatë takimit, Begaj i uroi mirëseardhjen ambasadorit dhe e siguroi për mbështetje në detyrën e tij si ambasador jo rezident në Tiranë.
Kreu i shtetit e konsideroi hapjen e ambasadës shqiptare në Nairobi si një moment historik, që do të thellojë bashkëpunimin politik mes dy vendeve.
Ai theksoi rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Kenia, si një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajon, dhe inkurajoi vijimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Kenias.