GJKKO ka vendosur 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor, duke shkaktuar reagime nga Kryeministri Edi Rama.
Ai njoftoi se nesër në orën 09:00, Grupi Parlamentar i PS do të dëgjojë Rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku, për këto masa, që janë marrë pa një proces gjyqësor, lidhur me disa procedura të mëparshme.
“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë.”