-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, reagon babai: As vetë nuk e di ç’ka ndodhur

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku 3-vjeçari humbi jetën në spital dhe motra e tij 7 vjeçe ndodhet e shtruar në QSUT. Ata dyshohen se janë helmuar nga ilaçi i minjve, si dhe mjekët e spitalit të Shkodrsë kanë deklaruar se i kanë kërkuar babait që ta shtronte djalin 3-vjeçar por nuk ka pranuar.

Samed Hasmegaj, babai i 3-vjeçarit tha për mediat se vdekja e djalit të tij nuk mund të ketë ardhur nga përdorimi i ilaçit për minjtë. Ai tha as vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe përse djali i tij ndërroi jetë aq papritmas.

“As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin. Mediat kanë abuzuar me lajmet, unë vetë nuk i kam parë, por më kanë thënë të afërmit që në lajme thuhet se djali ka ndërruar jetë nga ilaci që mund të kem përdorur për minjtë, kjo nuk është e vërtetë. Mjekët më thanë në fillim se ndoshta mund të ketë qenë një gjendje gripale, por nuk e di. Pritemi të më thonë më shumë mjekët. Vajza është ende në gjendje të rëndë, mjekët nuk më kanë thënë ende se sa do të qëndrojë në spital. Edhe bashkëshortja është në spital dhe ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore”, tha babai i të miturit për Euronews Albania.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit