Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për vdekjen e një djali 3-vjeçar në zonën e Vaut të Dejës, Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa dyshohet se fëmija është helmuar nga një ilaç kundër minjve.
Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.