Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku është zhvarrosur për t’u nënshtruar autopsisë, dy muaj pas vdekjes së tij misterioze.
Ekspertët e mjekësisë ligjore, të shoqëruar nga prokurorë të Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të familjarëve, kryen procesin e zhvarrosjes, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Familja akuzon mjekët për përfshirje në rastin e ndodhur.