Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 19 personat e dyshuar nga zyrtarët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor Tiranë.
Ndërsa ka ndryshuar masat e sigurisë vetëm për 5 të dyshuarit nga “arrest ne shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur” në prokurori.
Pedagogët dhe zyrtarët akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. SPAK i akuzon ata se janë përfshirë në shkelje të barazisë në tendera, kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente në 9 procedura tenderi me vlerë totale 90 milionë Lekë.
5 të arrestuarit që u ka ndryshuar masa janë :
1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)
2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
3- Mehmet Qoshja, – drejtor i prokurimeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
4- Altin Murto, – Drejtor i fondeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
5- Piro Zoga – Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’ – “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).